Musmurati fillon Orën e Leximit për të gjitha shkollat e Prishtinës, do të rrisë dashurinë për librin dhe mendimin kritik

Musmurati fillon Orën e Leximit për të gjitha shkollat e Prishtinës, do të rrisë dashurinë për librin dhe mendimin kritik

12:10, 16/05/2023

Përmes një konference për shtyp, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka prezantuar një projekt të ri që po e zhvillon. Fjala është për Orën e Leximit, që do të fillojë të zbatohet në të gjitha shkollat fillore të Prishtinës për klasët e para deri të pesta.

Musmurati theksoi që Komuna e Prishtinës ka blerë libra të rinj, në vlerë prej mbi 100 mijë euro dhe do ti shpërndajmë në shkolla.

“Fëmijët do të lexojnë libra që atyre ju pëlqejnë. Do të lexojnë Utën e Maleve, Piter Panin, Princin e Vogël, Aventurat e Profesor Kantit, Qarlin që transformohet në T-Rex, Ditarin e Djaloshit Nerd, do të mësojnë për Musinë Kokalarin, Greta Thunberg, Nënë Terezën, e shumë e shumë figura të tjera” tha Musmurati.

Me zhvillimin e kësaj politike të re, që përfshinë të gjitha shkollat e Prishtinës, synohet që të përmirësohet raportin i nxënësve me librin, e rrjedhimisht të rritet cilësinë e arsimit në Prishtinë.

Kjo vjen si pasojë e rezultateve të dobëta në PISA, ku është vlerësuar se nxënësit e Kosovës nuk kanë njohuri të mjafuteshme për të lexuar dhe kuptuar një tekst.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco