Trupa artistike nga Shteti i Izraelit, pjesë e edicionit të 11-të të FemArt

Trupa artistike nga Shteti i Izraelit, pjesë e edicionit të 11-të të FemArt

15:59, 15/05/2023

Ambasada e Izraelit në Kosovë, njofton se trupa artistike nga Shteti i Izraelit e udhëhequr nga një prej producenteve më të njohura në botë, Yu Jingyi, dhe aktori dhe artisti multidisiplinar Yehezkel Lazarov do të jetë pjesë e edicionit të 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Artisteve dhe Aktivisteve – FemArt, i cili vjen nën moton “Kalle Tutën” dhe që do të hapet sonte në orën 20:00 dhe do të mbahet deri më 21 maj, 2023.

Sipas njoftimit të Ambasadës përveç prezantimit të shfaqjes “The Superfluos Man – Oblomov”, artistët izraelite do të ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre përmes një punëtorie disaditore me artistë nga  Republika e Kosovës, duke krijuar kështu një urë lidhëse të rëndësishme ndërmjet dy shteteve përmes bashkëpunimit ndërmjet artistëve të Trupës së Artpolis dhe Noah Dance Company.

“Kjo do të rezultojë me shfaqjen e përbashkët të dielën më 21 maj 2023, në Teatrin Oda, nga ora 19:00-20:30 (me titra në gjuhën angleze). Shfaqja “The Superfluos Man – Oblomov”, e prezantuar në “Isra-Drama: Ekspozimi Ndërkombëtar i Teatrit Izraelit”, është një përshtatje e klasikut rus “Oblomov” të romancierit rus Ivan Alexandrovich Goncharov. Kjo shfaqje ngre pyetjen: A ka të drejtë njeriu të jetojë jetën e tij pa lënë gjurmë?”, njofton Ambasada.

Ndryshe për trupën artistike nga Shteti i Izraelit e udhëhequr nga producentë, aktorë dhe artistë shumëdisiplinorë, Yu Jingyi dhe Yehezkel Lazarov, Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, ka shkruar se nuk duhet munguar më 21 maj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco