FemArt vjen sivjet me moton “Kalle Tutën”

FemArt vjen sivjet me moton “Kalle Tutën”

09:09, 15/05/2023

Me moton “Kalle Tutën” sot nis edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Artisteve dhe Aktivisteve – FemArt.

Ky edicion hapet me premierën e shfaqjes teatrore “Fefu dhe Shoqet e Saj”, me regji të Arlinda Morinës – Likit në Prishtinë. Shfaqja vjen si një rezistencë e grave, dhe një fuqi për të vazhduar jetën, të jenë të bashkuara, e të mbrojnë njëra-tjetrën.

Artistet e Trupës Artistike Rezidente të Artpolis sjellin një rrëfim emocional, emancipues për sfidat e grave në sistemin patriarkal, transmeton Syri.net Kosova

Festivali do të zgjasë deri më 21 maj dhe mbahet në Prishtinë dhe Mitrovicë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco