'Fluturova 36 orë nga Australia për të qenë në Liverpool', Eurovisioni mblodhi fansa nga e gjithë bota

'Fluturova 36 orë nga Australia për të qenë në Liverpool', Eurovisioni mblodhi fansa nga e gjithë bota

14:57, 14/05/2023

Nata finale e Eurovisionit u mbajt të shtunën (13 maj) dhe emocionet në Liverpool kanë qenë të papërshkrueshme.

Liverpool ka qenë në vëmendje këtë javë, pasi fansa nga e gjithë botë u bashkuan për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore.

Sivjet Mbretëria e Bashkuar në emër të fituesve të vitit të kaluar (Ukrainës) ka pritur fansa nga skajet e largëta të botës, disa nga shumë përtej kontinentit.

Disa fansa të zjarrtë kanë rezervuar pushimet nga puna dhe kanë udhëtuar me ditë për të qenë pjesë e eventit të 2023-ës.

Image

“Fluturova 36 orë për të qenë këtu! Ky është Eurovisioni im i dytë, por e kam ndjekur që nga viti 2006. Jam shumë e lumtur që jam këtu, shumë e lumtur që jam pjesë e tij”, tha një fanse e këtij kompeticioni.

“Kam ardhur këtu vetëm për Eurovisionin, jam një fans i madh i Eurovisionit. Unë dhe miqtë e mi erdhëm të gjithë nga larg. Erdha për të shijuar energjinë, gjallërinë, argëtimin, alkoolin, gjithçka”, shtoi një tjetër.

“Në kemi ardhur nga Norvegjia, jetoj atje për 30 vjet”, vazhdoi mes tjerash një tjetër fans.

Fitues i këtij Eurovision u shpall Suedia, ku Loreen ishte përfaqësuese me këngën “Tatto”.

Artistja e famshme ka fituar Eurovisionin me “Euphoria” edhe në vitin 2012.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco