Vazhdojnë kritikat, Dauti: 'Duje', sukses që shkoi në finale, këngë e dobët

Vazhdojnë kritikat, Dauti: 'Duje', sukses që shkoi në finale, këngë e dobët

12:56, 14/05/2023

Këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj të cilët përfaqësuan Shqipërinë në Eurovison  me këngën “Duje”  janë pritur mjaft mirë nga publiku ndërkombëtar dhe ka pasur mjaft mbështetje nga audienca në rrjetet sociale.

Mirëpo, publicisti Daut Dauti, mendon ndryshe, shkruan Syri.net Kosova

Përmes një postimi në Facebook, ai ka vlerësuar se ‘Duje’ është këngë e dobët në të gjitha aspektet, dhe se nëse Shqipëria dhe Kosova dëshirojnë sukses në Eurovision, duhet ta përsërisin rastin e Rona Nishliut dhe mënyrën e komponimit të këngëve siç ishte ‘Suus’.

‘’Mbi të gjitha, aspekti vizuel (korreografia) ishte katastrofal. Prandaj, është sukses që shkoi në finale. Është me rëndësi të shikohet se kush votoi për Shqipërinë në këtë garë. Pikët e publikut erdhën nga shtetet ku jetojnë shqiptarët: Zvicra, Gjermania, Italia, Sllovenia, Kroacia, Greqia dhe Belgjika. Eurovisioni është edhe çështje patriotike. Shqiptarët në Zvicër gjithmonë e kryejnë këtë detyrë sikur edhe kësaj here me pikë maksimale. Megjithatë, nga vendet tjera ku ka poashtu shumë shqiptarë, nuk erdhi asnjë pikë. Kjo bënë me dije se kjo këngë dikund është bojkotuar’’, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco