Shqipëria shkon në finalen e Eurovision 2023, 'The Times' nuk i kursen kritikat për këngën: Vajtim mistik!

Shqipëria shkon në finalen e Eurovision 2023, 'The Times' nuk i kursen kritikat për këngën: Vajtim mistik!

12:17, 12/05/2023

Shqipëria arriti që të kualifikohej për në finalen e madhe të festivalit të “Eurovision 2023”. Vendi ynë  u përfaqësua në gjysmëfinalen e dytë nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” ku dhuruan një performancë elektrizuese për publikun.

Image

Mirëpo edhe pse Shqipëria është tashmë një hap larg fitores dhe kënga është pëlqyer shumë nga publiku dhe juria duke marrë votat maksimale, media e njohur britanike “The Times” nuk i ka kursyer disa kritika për këngën “Duje”.

Gazeta e ka krahasuar interpetimin e Albinës dhe familjes së saj si një version ballkanik i “Phantom of the Opera” të Andreë Lloyd Ëebber, duke shpjeguar se krahasimi nuk është përdorur në kuptimin pozitiv.

“Vajtim mistik, kambana kishe, mendoni një interpretim ballkanik të “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber. Por jo në një mënyrë të mirë”, shkruan The Times.

Sakaq, ajo e ka vlerësuar gjithashtu këngën me dy yje nga pesë të mundshmet.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco