Bashkëpunim me Çekinë, MKRS dërgon delegacion atje

Bashkëpunim me Çekinë, MKRS dërgon delegacion atje

11:48, 09/05/2023

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Feim Hoxha, i shoqëruar edhe nga zv/drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore, Merita Augustini-Nrecaj dhe drejtoresha e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Brikena Mulliqi, kanë realizuar vizitë zyrtare në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Çekisë në Pragë.

Sipas një statusi në Facebook, nga ana e kësaj ministrie, thuhej se qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave në fushën e hartimit të politikave dhe legjislacionit në fushën e trashëgimisë kulturore sipas praktikave evropiane dhe diskutimit për krijimin e mundësive të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve të dyja vendeve.

“Delegacioni i MKRS-së gjatë kësaj vizite pati takime me drejtorin e Departamentit për Mbrojtje të Monumenteve, Jiri Vajcner, drejtoreshën e Departamentit të Arteve, Bibliotekave dhe Sektorëve Kreativë, Zuzana Zahradnickova, drejtorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Petr Hnizdo dhe Tereza Kalkusova nga Seksioni i Bashkëpunimit Bilateral” u tha ndër tjera, transmeton Syri Kosova.

Kjo vizitë e delegacionit të MKRS-së u mbështet nga UNDP-ja në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që po ndodh në fushën e trashëgimisë kulturore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco