VIDEO-SYRI TV/ Koncerti i orkestrës simfonike dhe Dren Abazit: Mbrëmje magjike për publikun shkodran

18:32, 08/05/2023

Orkestra Simfonike e Shkodrës me pjesëmarrjen e këngëtarit Dren Abazi dhuruan emocione të veçanta për publikun. Artisti u shpreh i lumtur për realizimin e koncertit, që e kishte ëndërruar, ndërsa kryetari i bashkisë Shkodër tha se tradita e organizimeve të tilla do të vijojë.

Nga SYRI TV

Tingujt dhe muzika e mirë e Orkestrës Simfonike të Shkodrës shoqëruar me zërin e këngëtarit Dren Abazi dhuruan një mbrëmje magjike për artdashësit.

Formacioni i instrumentistëve u shkri me repertorin muzikor të këngëtarit drejtuar nga maestro Jetmir Barbullushi, ndërsa artisti u shpreh i lumtur për realizimin e koncertit, që prej kohësh e kishte ëndërruar:

Për Dirigjentin Jetmir Barbullushi  koncerti sjell në frymë të re e mbështet brezat e rinj.

Koncertin e përshëndeti edhe kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia, që premtoi se organizime të tilla do të vijojnë:

Qyteti i Shkodrës dëshmoi dhe një herë dëshirën për të përqafuar artin, ndërsa koncertet e përnatshme do të kthehen në traditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco