Mbahet takimi 'Liria Artistike, Bashkëpunimi dhe Qëndrueshmeria në Regjionin Nordik dhe Baltik'

Mbahet takimi 'Liria Artistike, Bashkëpunimi dhe Qëndrueshmeria në Regjionin Nordik dhe Baltik'

12:05, 03/05/2023

Pjesemarrja në Takimin e Desqeve të Evropës Kreative në Stokholm, në kuadër të Presidences Suedeze të BE-së. Takimi u mbajt nën temen “Liria Artistike, Bashkëpunimi dhe Qëndrueshmeria në Regjionin Nordik dhe Baltik” nën organizimin e Deskut Suedez.

Anëtaret e Deskut Nita Llonçari, Fisnik Abazi, Arsim Thaqi paten kenaqesine te merrnin pjese ne organizimet e ketij takimi tre ditor, duke filluar nga hapja zyrtare e Takimit ne Ambasaden Polake ne Stokholm, per te vazhduar me organizimet ne Shtepine Filmike Suedeze dhe Seline e Keshillit te Shteteve te Detit Baltik, si dhe ceremonine permbyllese ne Perfaqesine e Komisionit Evropian ne Stokholm.

Pergjate tre diteve te takimeve u zhvilluan panele te ndryshme diskutimesh me paneliste te ndryshem nga Regjioni Nordik, Baltik por edhe nga Komisioni Evropian.

Ndersa, ne punetorine e organizuar morren pjese perfaqesues nga 28 vende pjesemarrese ne Programin e Evropes Kreative ku u shkembyen pervojat dhe praktikat e ndersjellta.

Takimi u perfundua me njoftim per risite dhe perditesimet rreth projekteve dhe aktiviteteve te ardhshme te Evropes Kreative, program kryesor i mbeshtetjes se artit dhe kultures nga Bashkimi Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco