VIDEO-SYRI TV/ 'High Scool Musical' në Liceun Artistik, Hila: Nxënësit do të jenë e ardhmja e vendit

17:18, 02/05/2023

Musikali i njohur ‘High Scool Musical’ do të vij për katër ditë për dashamirësit e artit nga nxënësit e liceut ‘Jordan Misja’. Sipas regjisores Klaudia Hila nxënësit janë e ardhmja e vendit, ndërsa drejtoresha e shkollës Etleva Kolnikaj u shpreh se organizimi do të viijojë.

Nga SYRI TV

Nxënësit e liceut ‘Jordan Misja’ do të sjellin musikal-in e njohur ‘High School Musical’, në skenën e shkollës artistike, për katër ditë, në të cilën do të performojnë live në këngë, aktrim dhe në kërcim. Organizimi vjen nën konceptim regjisorial të Klaudia Hilës.

Shpresëplotë për të ardhmen e të rinjve, sopranoja Linda Kazani pas punës me liceistët ka pikasur talentet që premtojnë për të nesërmen.

Drejtoresha e Liceut Artistik Etleva Kolnikaj u shpreh se organizimi do të vijojë.

Megjithë vështirësi e ndërlidhjes së disiplinave, nxënësit ja kanë dalë të shpirtëzohen me rolet.

Koreografia Luisa Dinellari u shpreh e lumtur për punën e nxënësve, ndërsa thotë se ky është fillimi i një rrugëtimi të bukur për nxënësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco