'Kumbari' i inteligjencës artificiale paralajmëron për rreziqe, ndërsa largohet nga Google

'Kumbari' i inteligjencës artificiale paralajmëron për rreziqe, ndërsa largohet nga Google

13:22, 02/05/2023

Geoffrey Hinton , i konsideruar gjerësisht si kumbari i inteligjencës artificiale (AI) ka dhënë dorëheqjen nga Google, duke paralajmëruar për rreziqet në rritje që vijnë nga përparimet në këtë fushë. Tutje ai përmendi shqetësimet për vërshimin e informacioneve, videove dhe fotove të rreme në internet, si dhe potencialin që AI të prishë tregun e punës

Psikologu njohës dhe shkencëtari kompjuterik britaniko-kanadez i tha BBC-së se chatbot së shpejti mund të kapërcejë nivelin e informacionit që mban truri i njeriut.

Ai i përshkroi disa nga rreziqet e paraqitura nga chatbot-et e AI si "mjaft të frikshme".

Ndërsa shkencëtari kryesor i Google, Jeff Dean, tha në një deklaratë për BBC-në se, "Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një qasjeje të përgjegjshme ndaj AI". Ne jemi vazhdimisht duke mësuar dhe inovuar për të kuptuar më mirë rreziqet në zhvillim’’.

Përktheu: Jeta Shurdhani/ Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco