VIDEO-SYRI TV/ 'Maqedonia nga antikiteti deri te koha jonë', Jusuf Buxhovi hedh dritë mbi historinë

17:30, 28/04/2023

Historiani Jusuf Buxhovi ka përuruar në Tiranë botimin e fundit të titulluar ‘Maqedonia nga antikiteti deri te koha jonë’. Qëllimi kryesor i librit sipas autorit është rikthimi i Maqedonisë në historiografinë shqiptare, prej së cilës ka qenë e përjashtuar, ndërsa për historianët thotë se duhet të tregojnë të vërtetën pa u ndikuar nga konjukturat politike.

Nga SYRI TV

‘Maqedonia nga antikiteti deri te koha jonë’-i historianit Jusuf Buxhovi i kushtohet Maqedonisë asaj pjese gjeografike të Ballkanit,  ku nga antikiteti janë takuar pllakat kryesore etnike të rajonit kulturat, religjionet dhe ku çështja e identitetit kombëtar ka qenë e diskutueshme në historiografi dhe në politikë. Qëllimi i këtij botimi është rikthimi në historiografinë shqiptare i Maqedonisë, që prej vitesh ka qenë e përjashtuar prej saj.

Autori thotë se historianët duhet të jenë të pavarur për të shkruar të vërtetën, pa u ndikuar nga konjukturat politike.

Në bashkëkohësi, ky rajon është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të arsyeve gjeo-politike dhe ekspansionit propagandistik të tre shteteve ballkanike që të errësuar nga nacionalizmi dhe fanatizmi janë munduar të shtrembërojnë të vërtetën mbi përkatësinë, rrjedhat historike, religjonet, kishat në rastin e kombit tonë edhe të vërtetën mbi shtrirjen e popullit shqiptar në trevat e veta lindore dhe perëndimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco