VIDEO-SYRI TV/ ‘Eposi i Kreshnikëve’ mes aktrimit e muzikës, nxënësit e Lezhës sjellin notat e trashëgimisë

17:24, 28/04/2023

‘Eposi i Kreshnikëve’ është sjell mes aktrimit dhe muzikës nga nxënësit e shkollës ‘Besëlidhja’ në Lezhë. Synimi kryesor sipas drejtues së shkollës është ngjitja e nxënësve nëpër skena të mëdha e kthimi i aktiviteteve të tilla në traditë.

Nga SYRI TV

Në kuadër të projektit kombëtar ‘Art dhe zeje’ nxënësit e shkollës ‘Besëlidhja’ në Lezhë ngjitën në skenë përmes dramatizmit ‘Eposin e Kreshnikëve’.

Për talentet e rinj të shkollës, ishte ndjesi e jashtëzakonshme shpirtëzimi me rolet:

Vepra e konceptuar në disa rrafshe artistike ndërlidh aktrimin, së bashku me elementët e artit shqiptar popullor që prej lashtësisë, ndërsa synimi kryesor sipas mësueses e drejtoreshës së shkollës është kthimi i veprimtarive të tilla në traditë e ngjitja e nxënësve në skena më të mëdha.

Në përfundim të organizimit nxënësit u përgëzuan nga të pranishmit për interpretimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco