VIDEO-SYRI TV/ Kujtohet pianisti i parë shqiptar Tonin Guraziu, Ciko: Është një muzikë që të habit

17:15, 26/04/2023

Pianisti i parë shqiptar Tonin Guraziu është kujtuar përmes një koncerti me muzikë dhe balet. Mjeshtri Zhani Ciko, organizator i aktivitetit u shpreh për SYRI TV, se Guraziu theu tabu në kohën kur nuk mendohej të flitej për balet, jo më të krijohej një vepër pianistike për koreografi, ashtu siç pati bërë artisti.

Nga SYRI TV

Themeluesi i shkollës së pianos Tonin Guraziu, është përkujtuar në 115 vjetorin e lindjes përmes tingujve luajtur nga pianistja Rudina Ciko, performancës në këngë nga sopranoja Marjana Leka, e premierës së baletit ‘Rozafa’ nën drejtimin e koreografes Adela Muçollari.

Koncerti i kuruar nga Mjeshtri Zhani Ciko, rrëmon nëpër kohë dhe na sjell qartë si drita figurën e profesorit që theu tabu, në vitin 1953, në kohë në të cilën nuk flitej për balet.

Profesor Zhani Ciko kujton rikthimin e pianistit të parë shqiptarë në skenën e Operas, ndërsa thotë se zbulimi i krijimtarisë së tij e veçanërisht baletit e vendos Guraziu në vend të ndrit, siç i takon artistëve të mëdhenj.

Pjesët pianistike të Guraziut krijuar në vitet e errëta që pat jetuar Shqipëria, lënë qëllimisht jashtë tekstet, duke refuzuar t’i këndojnë sistemit diktatorial.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco