Largohet një nga ikonat e televizionit Fox News

Largohet një nga ikonat e televizionit Fox News

18:28, 24/04/2023

Një nga drejtuesit më të vlerësuar të televizionit amerikan, Tucker Carlson, po largohet nga Fox News, ka njoftuar gjiganti mediatik amerikan.

Në një deklaratë, Fox tha se rrjeti dhe Carlson kanë rënë dakord që të ‘ndajnë rrugët e tyre’.

'Programi i tij i fundit televiziv ishte të premten më 21 prill', shkruhet në deklaratë. Emisioni i tij në primetime tani do të mbahet nga prezantues të përkohshëm derisa të gjendet një zëvendësues i përhershëm.

Deklarata e shkurtër me dy paragrafë nuk dha asnjë arsye për këtë vendim.

Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Fox News humbi një padi për shpifje nga kompania e makinerive të votimit ‘Dominion’ mbi mbulimin e saj të zgjedhjeve presidenciale të 2020.

Në padi, 'Dominion' argumentoi se biznesi i saj ishte dëmtuar nga Fox që përhapte pretendime të rreme se makinat e saj ishin manipuluar kundër ish-presidentit tani Donald Trump.

Tucker Carlson ishte prezantuesi më i vlerësuar i Fox News, me më shumë se tre milionë shikues në një natë mesatare.

Carlson intervistoi Trump dy javë më parë, edhe pasi zbulimet në çështjen Dominion treguan se Carlson kishte thënë privatisht se e ‘urrente’ ish-presidentin.

Ai gjithashtu intervistoi CEO të Twitter, Elon Musk, gjatë asaj që do të bëhej java e tij e fundit në Fox News.

Largimi i tij duket se ka qenë i papritur dhe ka ardhur pa lamtumirën e zakonshme që mund të pritej nga një prezantues shumëvjeçar.

Një video e shpërndarë në Twitter nga gazetari Aaron Rupar duket se tregon Tucker Carlson duke mbyllur emisionin e tij të premten me fjalët: ne do të kthehemi të hënën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco