VIDEO-SYRI TV/ Botohet katalogu i ikonave pasbizantine, udhërrëfyes për vizitorët vendas e të huaj

17:47, 24/04/2023

‘Ikonat pasbizantine në Muzeun Historik Kombëtar’ ka njohur dritën e botimit. Libri sipas drejtorit të institucionit Dorian Koçi do të shërbejë si udhërrëfyes për vizitorët vendas dhe të huaj.

Nga SYRI TV

Muzeu Historik Kombëtar ka botuar katalogun ‘Ikonat pasbizantine në Muzeun Historik Kombëtar’, për këdo që do të njoh historinë e Shqipërisë, zbulimet e hershme dhe të sotme mbi ikonografinë postbizantine. Katalogu i shkruar në gjuhën angleze do të shërbejë si një udhërrëfyes për vizitorët shqiptar dhe të huaj.

Nga ikonat e përfshira në botim shtrirë në një hark të gjerë kohor dallohet ato të ikonografëve Onufrit e deri te Mihal Anagnosti. Për jetën e veprimtarinë artistike të tyre autorët janë mbështetur në mbishkrimet kishtare, afresket ose objektet liturgjike.

Katalogu do të bëjë bashkë të gjitha ikonat në muzetë e Shqipërisë, si dhe ikonografët e gjithë vendit për një dritare të re historike.

Pavijoni i ikonave pasbizantine është ngritur në vitin 1999, në të cilin janë ekspozuar 70 ikona, një proskinitar, dyer të bukura dhe një ikonostas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco