Similarweb: Syri.net media më e klikuar në Shqipëri

Similarweb: Syri.net media më e klikuar në Shqipëri

21:16, 18/04/2023

Syri.net është media më e klikuar dhe njëkohësisht më e besueshme në Shqipëri. 

Një gjë të tillë e konfirmon Similarweb, një website që mat aktivitetin, rankimin dhe klikimet e portaleve në të gjithë botën. 

Kështu, Similarweb e nxjerr Syrin të parin në Shqipëri, si portalin më të ndjekur. 

Specifikisht, në renditjen e domain-it brenda territorit shqiptar, Syri.net mban vendin e gjashtë si web-i më i klikuar pas Facebook, YouTube, Instagram dhe TikTok. 

Ndërsa mban vendin e parë në kategorinë media.  

Syri.net lë pas kështu mediat e tjera në vend, duke qenë media lider në informim dhe një dritare e besueshme për të gjithë shqiptarët. 

Image

Kujtojmë që në Tetor 2022 ishte Hostinger, harta botërore e internetit, që e renditi Syri.net si media online që klikohet më shumë nga shqiptarët. Në pasqyrën e hartës botërore vihej re se në shtete të ndryshme të Europës, klikimet më të mëdha i merrnin faqe si Wikipedia por në Shqipëri është portali Syri.net

Syri.net do të vazhdojë misionin e saj si media më e besueshme në Shqipëri, duke i qëndruar besnike parimeve të gazetarisë së vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco