Musk: Agjencitë qeveritare të inteligjencës kishin akses të plotë në Twitter

Musk: Agjencitë qeveritare të inteligjencës kishin akses të plotë në Twitter

11:14, 18/04/2023

Miliarderi Elon Musk zbuloi në një intervistë ekskluzive për Tucker Carlson në Fox News se aksesi që kishin agjencitë qeveritare amerikane, së bashku me agjenci të tjera të huaja, në rrjetin social Twitter, ishte tronditës.

Ai tha se këto agjenci kishin akses të plotë edhe në bisedat private që bëhen në Twitter, përpara se ai të blinte kompaninë në fjalë.

Në intervistën bombastike, Musk akuzoi paraardhësit e tij në Twitter se kanë lejuar agjencitë e inteligjencës të lexojnë edhe mesazhet direkte (DM) të përdoruesve në platformë.

“Shkalla në të cilën agjencitë qeveritare kishin akses të plotë në gjithçka që ndodhte në Twitter ma ka hequr trurin,” tha Musk, duke shtuar se nuk kishte dijeni për këtë gjë.

I pyetur nëse këtu përfshihet edhe mesazhet direkte që shkëmbehen në platformë, ai tha: “Po, sepse mesazhet direkte nuk janë të enkriptuara”.

Musk tha se po punohet për të krijuar një opsion që u jep mundësi përdoruesve që të kodojnë mesazhet direkte me shpresën për të kufizuar ndërhyrjen e qeverisë.

Musk tha se opsioni i ri mund të prezantohet së shpejti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco