Nata e Kadrit, mësoni disa nga vlerat e kësaj nate të madhe për myslimanët

Nata e Kadrit, mësoni disa nga vlerat e kësaj nate të madhe për myslimanët

18:06, 17/04/2023

Nata e Kadrit është nata në të cilën pejgamberit Muhamed, ndërmjet melekut Xhibril, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë islame.

Kjo është një nga netët teke në dhjetëditëshin e fundit të muajit Ramazan. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se engjëjt zbresin në tokë.

Myslimanët besojnë që Kurani iu zbrit këtë natë Muhammedit. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak. Në Kuran nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit.

Në shumë prej traditave thuhet që kjo natë është në natën e 27-të të Ramazanit.

Agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa njëmijë muaj. Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. 

Kjo natë kaq e madhe thuhet se i ka shenjat e saj. Ndër këto shenja është se dielli që pason natën e Kadrit, lind pa rreze, ose është i kuq dhe me ndriçim të zbehtë. Një shenjë tjetër që thuhet është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë, erë e lehtë dhe se ajo natë, është as e nxehtë dhe as e ftohtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco