13 gra e akuzojnë Gerard Depardieu për ngacmim seksual

13 gra e akuzojnë Gerard Depardieu për ngacmim seksual

13:51, 12/04/2023

Në vorbullën e një skandali të ri #metoo vërtitet aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu teksa faqja investigative “Mediapart” citon dëshmitë e 13 grave që e akuzojnë për ngacmim seksual .

Departier dyshohet se i trajtoi ato "në mënyrë të papërshtatshme" gjatë xhirimeve në natyrë nga 2004 deri në 2022 .

Gratë – aktore, grimiere apo teknike – pohojnë se Depardieu i preku në pjesë të ndjeshme të trupit të tyre , se ai bënte komente të papërshtatshme seksuale dhe se sa herë që ankoheshin te të tjerët, përgjigja që merrnin ishte: “Mirë, zemër, është Gerard!" .

Këto akuza vijnë si shtesë e ankesës së aktores Charlotte Arnoul se Depardieu e kishte përdhunuar në shtëpinë e tij në Paris në vitin 2018 , të cilën ai e mohon kategorikisht.

Në hetimin e faqes “Mediapart”, të publikuar dje, 13 femrat pretendojnë se kanë rënë viktimë e oreksit seksual të aktorit 74-vjeçar gjatë xhirimeve të njëmbëdhjetë filmave apo serialeve televizive të transmetuara nga viti 2004.

Siç raporton gazeta franceze “Le Figaro”, tre prej tyre kanë pohuar se janë të gatshëm të dëshmojnë në gjykatë , por nuk kanë ndërmend ta padisin.

Nga ana e saj, faqja investigative “Mediapart ” beson se femrat kanë frikë ta padisin për dy arsye:

E para: Fjala e tyre nuk do të ketë të njëjtën peshë si ajo e aktorit të njohur dhe së dyti se do të ketë pasoja në karrierën e tyre nëse ato e çojnë në bankën e të akuzuarve.

Gerard Depardieu refuzoi të takohej me gazetarët e faqes "Mediapart" apo t'u përgjigjej pyetjeve të tyre me shkrim, ndërsa avokatët e tij pretenduan se aktori "zyrtarisht i mohon akuzat" .

Në deklaratat e tij në kuadër të hetimit gjyqësor për çështjen e aktores Charlotte ArnoulDepardieu mohoi të jetë një "grabitqar seksual" duke theksuar se ai është një zotëri që i pëlqen të "flirtojë".

Ai gjithashtu theksoi se është kundër “të gjitha formave të dhunës, verbale, fizike apo psikologjike” .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco