Detaji në trailerin e ‘Barbie’ është kaq i veçantë, sa gocat u bënë nostalgjike

Detaji në trailerin e ‘Barbie’ është kaq i veçantë, sa gocat u bënë nostalgjike

13:41, 07/04/2023

Traileri i filmit “Barbie” shfaqi Margot Robbie dhe Ryan Gosling të endeshin të lirë në një botë rozë si Barbie dhe Ken. Detaji që rrëmbeu vëmendjen e shikuesve ishte qëndrimi i njohur i kukullës Barbie.

Që prej debutimit në vitin 1959, Barbie njihet për këmbët e harkuara, edhe kur i hiqen këpucët.

Në sekondat e para të klipit, Margot ecën me takat e saj magjepëse rozë. I heq në një moment dhe këmba e saj nuk lëviz fare, ashtu si kukulla plastike.

“[Regjisorja] Greta Gerwig me të vërtetë tronditi botën e filmit me një pamje të thjeshtë,” shkroi dikush në Twitter.

 

 

Të tjerë kanë pyetje se si ia ka dalë Margot që të mos lëvizë gishtërinjtë kur heq këmbën nga këpucët. Disa thonë se mund të jenë ngjitur. Të tjerë theksojnë se është realizuar përmes efekteve vizuale. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco