Profesori Zymer Neziri mban ligjëratë për eposin e kreshnikëve në Harvard

Profesori Zymer Neziri mban ligjëratë për eposin e kreshnikëve në Harvard

17:35, 06/04/2023

Shkruan: Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri

𝐕𝐄𝐏𝐑𝐈𝐌𝐓𝐀𝐑𝐈 𝐄 𝐓𝐑𝐀𝐒𝐇Ë𝐆𝐈𝐌𝐈𝐒Ë 𝐊𝐔𝐋𝐓𝐔𝐑𝐎𝐑𝐄 𝐍Ë 𝐇𝐀𝐑𝐕𝐀𝐑𝐃: LIGJËRATË PËR EPOSIN E KRESHNIKËVE DHE PËRURIM LIBRI

Në Universitetin e Harvardit, Kembrixh, SHBA, më 28 mars 2023, mbajta ligjë­ra­tën “Ep­osi i Kreshnikëve – thesar monumental i trashëgimisë kulturore shqip­tare: Projekti E5’’. Aty u përurua edhe antologjia shqip e anglisht Wild Songs, Sweet Songs, the Albanian Epic (Këngë të egra, këngë të ëmbla), botim i Har­var­dit, më 2021.

*Në kuadër të ligjëratës për Ep­osin e Kreshnikëve fola për pikat kryesore të Pro­je­ktit E5 nӫ pesӫ shtete tӫ Ballkanit: koha e realizimit (2012-2016), vendet e kër­ki­mit, qëllimi; evidencimi i 148 lahutarëve dhe i 197 jolahutarëve në 374 vend­ba­nime të Gadishullit Ilirik ose Ballkanik; metodologjia e kërkimit dhe re­zul­tatet: 502 këngë të shkruara me 114 016 vargje, si dhe mbi pesë mijë minuta incizime me kamerë nga Baton Z. Neziri; legjendariteti, mitikja e fantastikja, temat e mo­tivet, personazhet; rëndësia e rez­u­­ltateve për UNESCO, vlerësime, çmime, për­fu­ndimi.

*Antologjia shqip e anglisht Wild Songs, Sweet Songs, the Albanian Epic (Këngë të egra, këngë të ëmbla) ӫshtӫ projekt i hershëm, që e propozova nӫ emӫr tӫ Institutit Albanologjik, mӫ 2002. Pӫrgatitja pӫr shtyp u krye nga unë dhe profesorӫt Ni­co­la Scaldaferri, John Kosti, Victor Friedman. Ёshtӫ botim i parӫ nӫ gju­hӫn shqipe nga Universiteti i Harvardit nӫ Kembrixh, nga themelimi i tij para rreth katӫr shekujve. Të merituar janë edhe profesorët: Stephen Mitchell, Grego­ry Nagy, Casey Dué, David Elmer. Ky libӫr me 12 kӫngӫ ӫshtӫ pӫrzgjedhje kӫ­ngӫsh epike e lirike shqiptare tӫ koleksioneve tӫ viteve ’30 tӫ Milman Parryt e tӫ Albert Lordit, nga rapsodӫt: Salih Uglla (2), Fatime Biberi (3), Gjergj Pllumi, Marash Nika, Sokol Martini, Ali Meta (2), Adem Brahimi, Rexhep Zeneli. Pӫr pӫrgatitjen e librit dhe pӫr rӫndӫsinӫ e tij folӫn edhe N. Scaldaferri, Milano (nga largësia) dhe D. Elmer, Harvard.

*Me praninӫ e tyre nӫ kӫtӫ veprimtari tӫ trashӫgimisӫ sonӫ kulturore na nderuan shumӫ edhe profesorӫt e kӫtij universiteti: David Elmer, jashtӫzakonisht i me­ri­tu­ar pӫr realizimin e kӫtij projekti botues, drejtor i Studimeve Universitare tӫ De­par­­ta­me­n­tit tӫ Klasikes dhe kurator i Koleksionit tӫ M. Parryt, si dhe Stephen Mitch­ell, profe­sor i Skandi­na­vi­sh­tes dhe i Folklo­ri­stikӫs, drejtues i Komitetit tӫ Fo­lklorit e tӫ Mitologjisӫ.

*Ligjӫrata pӫr Eposin e Kreshnikӫve dhe pӫrurimi i librit nӫ kӫtӫ universitet me famӫ botӫrore, u shoqӫruan me lahutӫ nga Isӫ Elezi. Kӫtӫ veprimtari e organizoi kreu i Shoqatës së Studentӫve Shqiptarӫ tӫ Har­vardit: Faton Limani, Gred Braho, Kristina Pema. Kjo veprimtari u pӫrkrah edhe Ministria e Kulturӫs nӫ Prishtinӫ, mi­nistri, z. Hajrulla Çeku, dhe nga amba­sa­dori ynӫ nӫ Uash­ing­ton, z. Ilir Dugolli, tӫ cilӫt, bashkӫ me stu­de­ntӫt e Harvardit, i falӫnderoj pӫr­ze­mӫr­sisht.

Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri

#Harvard
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco