Guri: Historike, pas 115 vitesh në Greqi mbahet mesha e parë në gjuhën shqipe

Guri: Historike, pas 115 vitesh në Greqi mbahet mesha e parë në gjuhën shqipe

10:18, 03/04/2023

I ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri Tv ishte gazetarë shqiptar nga Athina, Edmond Guri.

Guri është shprehur se me kërkesë të komunitetit shqiptar në Selanik është mbajtur mesha e parë në gjuhën shqipe prej gati 115 vitesh.

"Kemi zhvillimin e meshës ë parë në gjuhën shqipe në një kishë ortodokse në Greqi. Është një meshë që u zhvillua në mënyrë zyrtare nga kërkesa e komunitetit shqiptar në Selanik. Kjo vjen pas një punë të palodhshme nga kryetari i komunitete shqiptar Luan Zyka në bashkëpunim me një prift ë lartë të kishës ortodokse.

Është një hap i ri ndaj qasjes me shqiptarët edhe pse e dimë se si identifikohen nga opinioni i gjerë dhe mediat por gjithsesi vihet re një dalim i madh ku ka dalë në pah ana njerëzore dhe artistike e jetës së shqiptarëve.

Shumë artikuj në media të ndryshme tashmë prej shumë vitesh i referohen lajmeve me burim shqiptar siç është në Big Brother që ja edhe në Shqipëri zhvillohet ky format dhe është një shoqëri si të gjithë shoqëritë e tjera europiane.

Komunitete shqiptare kanë bërë një nga ato arritjet që kalojnë kuadrin e vetëorganizimit që tregon që jo vetëm mundemi por komunitetet shqiptare kanë mundësi të kërkojnë ata që ligji ja ka dhënë prej kohësh.

Edhe në Athinë ndihet prej kohësh kjo ndjesi e komunitetit shqiptar në të drejtën e votës por akoma jemi larg për tu anëtarësuar dhe politizuar në klasën politike greke."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco