Edhe Belgjika ndalon TikTok-un në telefonat zyrtarë

Edhe Belgjika ndalon TikTok-un në telefonat zyrtarë

21:07, 13/03/2023

Punonjësit e qeverisë federale belge nuk do të lejohen më të përdorin aplikacionin në pronësi kineze TikTok në telefonat e tyre të punës, tha të premten kryeministri belg Alexander De Croo.

De Croo tha se këshilli belg i sigurisë kombëtare kishte paralajmëruar për rreziqet që lidhen me sasitë e mëdha të të dhënave të mbledhura nga TikTok, e cila është në pronësi të firmës kineze ByteDance, dhe faktin që kompanisë i kërkohet të bashkëpunojë me shërbimet e inteligjencës kineze.

“Ky është realitetit”, tha kryeministri në një deklaratë.

“Kjo është arsyeja pse është logjike të ndalohet përdorimi i TikTok-ut në telefonat e ofruar nga qeveria federale. Siguria e informacionit tonë duhet të mbizotërojë”.

TikTok në një deklaratë tha se ishte i zhgënjyer me një vendim që ai tha se bazohej në “informacion thelbësisht të gabuar”.

Mirëpo Belgjika nuk është vendi i vetëm që merr një veprim të tillë pasi ngjashëm kanë vepruar edhe SHBA-ja, Kanadaja dhe Parlamenti Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco