Rikthimi i 'Piranjave'/ Nga partnerja e re në emision tek kamerat e fshehta, rrëfehet ‘peshkaqeni’ Florjan Binaj

Rikthimi i 'Piranjave'/ Nga partnerja e re në emision tek kamerat e fshehta, rrëfehet ‘peshkaqeni’ Florjan Binaj

11:42, 10/03/2023

Emisioni investigativ ‘Piranjat’, rikthehet pas disa muajsh pauze në SYRI.TV, mbrëmjen e sotme në orën 20:45.

Për të folur më shumë rreth kësaj, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ nën drejtimin e Flavio Qarrit, moderatori i këtij emisioni, aktori i njohur Florjan Binaj, ose siç njihet ndryshe nga ky emision me nota humori ‘peshkaqeni.’

Mes humorit dhe batutave, Binaj tregoi se çfarë do të përmbajë ky emision kaq i ndjekur nga teleshikuesit shqiptar.

Intervista e plotë:

Flavio: Le ta fillojmë me pak mburrje dhe ma mirëkupto pyetjen. Tani që erdhët tek SYRI.TV do të keni mundësi t’i bini me të vërtetë robëve pa u kursyer?

Binaj: Pa diskutim. Është kjo ndjesia do t’ju bini robëve. Ne i biem krimit tek dhëmballa dhe nuk është qëllimi i ‘Piranjave’ për t’ju rënë robëve, qëllimi i ‘Piranjave’ është të nxjerrim në pah disa fenomene të këqia të kësaj shoqërie që dashje pa dashje me përditshmërinë mbulo, mbulo, mbulo shtretëzohen dhe vetëm pastaj kur shpërthejnë të gjithë ndihen keq. Po pa diskutim në ndryshim  nga televizoni ku ishim, këtu kemi gjetur një krah më të lirë, nuk na vijnë kështu: këtij mos, këtij jo, këtu nuk, këtë s’nuk.

Flavioi: Këtu (SYRI.TV) ka i cik kështu: o jepi mos e vrit mendjen.

Binaj: Shpresoj të zgjasi.

Flavio: Është një siluete tek spoti që kemi parë në SYRI.TV që nuk është dhe aq e qartë. Është një siluete vajze, kush është?

Binaj: Unë dua që ta lej suprizë për sonte në darkë. Është një prezantuese e re e ‘Piranjave’ , sepse Arilena ka një mision të saj në Amerikë dhe i uroj shumë suksese. Është një vajzë shumë tërheqëse, shumë e bukur dhe besoj se të gjithë do e mirëpresin, do e pëlqejnë, jam shumë i sigurtë për këtë. Mbi të gjitha ka jashtë zakonisht nota pozitiviteti. Na duhen njerëz pozitiv.

Flavio: Kurioziteti në këto momente që po na ndjekin, Flor, ti e merr me mend se për çfarë është, për temat, për kronikat, për kamerat e fshehta, për hapjen jam i sigurtë që jeni përgatitur gjatë .T’ja prishim ditën sot noj drejtorit?

Flori: Ka patjetër. Nuk do të notojmë në ujërat e cekëta. ‘Piranjat’ i kemi stërvitur mirë, notojnë dhe në ujërat e thella. Kështu që do të ketë dhe institucione, që janë hetuar nga ‘Piranjat’ do ketë disa çështje që kanë të bëjnë me interpretimin e ligjit, kamera të fshehta. Emisioni i parë me të vërtetë është i bollshëm, që ka dhe mish, ka dhe kockë, ka dhe palcë, ka dhe garniturë i ka të gjitha.

Flavio: Meqë jemi tek kamerat e fshehta nëse do ti bëni një kamer të fshehtë Gaz Bardhit,, ccfarë do të bëjë ose Lulzim Bashës , një nga këtij grupi që po shkakton probleme me oporitarizmin, se janë dhe pak personazhe të ndryshme?

Binaj: Në përgjithësi e gjithë politika shqiptare, e bëjnë vetë kamerën e fshehtë vetes së tyre. Do të përpiqemi që kamerat e fshehta të jenë jo vetëm personazhe publik por të jenë sidomos politikanë këtë sezon, që njerëzit t’i shohin vërtetë si janë këta jashtë asaj foltores, jashtë momentit kur vijnë të gjithë kamerat,si janë në të vërtetë ata, ky është qëllimi i ynë.

Flavio: Është regjistruar ndonjë nga këto kamera aktualisht?

Binaj: Nuk mund ta themi është në proces hetimor.

Flavio: Ke ndonjë personazh të preferuar që të shkakton një lloj kurioziteti, ore si është ky që thotë gjëra të çuditshme?

Binaj: Të gjithë thonë gjëra të çuditshme, kjo dihet. Mua më pëlqen shumë për popullaritetin ose për atë babaxhanllëkun Dash Shehu. Dashi hap dhe horoskopin (qesh).

Flavio: Do të ketë shumë pije domethënë?

Binaj: Unë e di që ti do t’i nxjerrësh të gjitha sot, por unë dua t’ju them njerëzve që të gjithë ata që kanë dëgjuar lart e poshtë gjatë këtij tre muajshi që nuk do të ketë më ‘Piranja’, s’ka më ‘Piranja’. ‘Piranja’ do të fillojnë që sonte dhe do jemi për shumë javë bashkë, çdo të premte dhe ata që jua thoshim këtë gjë, gëzoheshin sepse vërtetë kanë gjetur veten tek ky program dhe është program që nuk e ka Shqipëria.

Flavio: Flasim pak për gjetje vetesh. Ti se e ke gjetur veten? Je në një fushë të re, çfarë do të thotë për Flor Binaj, ‘Piranjat’, në këtë moment të karrierës së vet dhe qasjes së vetes si një qyetar i angazhuar i këtij vendi?

Binaj:Do të thotë një mundësi për të ndihmuar njerëzit, ose një mundësi për t’ju hapur sytë njerëzve, për t’i tundur pak nga ai sombizmi që i ka zënë të gjithë njerëzit, që janë bërë si të mpirë , si një shoqëri anemike që nuk reagojnë nga asnjë lloj stimuli. Dhe po ta ndjekësh të gjithë rrugëtimin tim ka qenë duke e thënë këtë gjë përmes humorit, pastaj duke e thënë përmes protestave dhe vjen një moment që kjo gjë nuk mjafton dhe duhet diçka tjetër më e fortë dhe ‘Piranjat’ erdhën në kohën e duhur, e gjetëm njëri- tjetrin si të thuash në momentin e duhur dhe është një mundësi që t’i themi kësaj shoqërie, mos të presin të ndodhë diçka e jashtëzakonshme, nga kozmosi, nga UFO-t apo nga shtetet e tjera por jemi po ne që duhet të marrim frenat e këtij vendi. Ne duhet të kërkojmë atë që na takon.

Flavio: Kështu që është në vazhdën e Flor Binajt.

Binaj: Padiskutim. Pastaj për të gjithë ata që i ka marrë malli për humorin tim, po them që po punohet, nuk është se e kemi lënë pas dore. Për momentin tek ‘Piranjat’ jam një peshkaqen, por po shfrytëzohem sa një merluc dhe dalëngadalë do të ketë dhe më shumë ‘aneks’ dhe tek ‘Piranjat por edhe për gjëra te tjera artistike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco