WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar

09:03, 10/03/2023

Rrjeti social i komunikimit WhatsApp mund të ndalohet së funksionuari në Mbretërinë e Bashkuar.

Paralajmërimi është dhënë nga kreu i këtij aplikacioni, Will Cathcart.

Ai thotë se shkak për këtë mund të bëhet projektligji i autoriteteve britanike për sigurinë në internet. E konkretisht është fjala për modalitetin “end to end” për bisedat e enkriptuara, të cilën e aplikon WhatsApp dhe që ka të bëjë me përmbajtjen e mesazheve.

Ky modalitet nënkupton se mesazhet i shikojnë vetëm bashkëbiseduesit, madje edhe vetë rrjeti social nuk ka akses në këto biseda për shkak të funksionalitetit të enkriptuar.

Por autoritetet britanike po shqyrtojnë mundësinë që në Mbretërinë e Bashkuar enkriptimi i bisedave të mos lejohet në asnjë aplikacion për shkak se mund të ketë përmbajtje të paligjshme të cilat duhet të kalojnë në filtrin e autoriteteve.

Nëse qeveria britanike e detyron rrjetin social që ta heqë këtë modalitet, atëherë ËhatsApp do të shqyrtojë mundësinë që të mos ofrojë shërbimin në Mbretërinë e Bashkuar pasi nuk pranon këtë kusht.

WhatsApp mbron politikën e vet për bisedat e enkriptuara duke argumentuar se është e drejtë e përdoruesve që të kenë komunikim privat, të bisedojnë lirshëm dhe të mos jenë “nën skaner”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco