Ngacmimet seksuale dhe bulizmi online, kryeson platforma 'Tik Tok'

17:29, 09/03/2023

Platformat online po bëhen gjithnjë e më të pasigurta për fëmijët dhe adoleshentët. Dhuna seksuale dhe bulizmi online janë kthyer në fenomene të përhapura, ndërsa viktima kryesisht janë fëmijët dhe adoleshentët. 150 denoncime për dhunë seksuale online, bulizëm dhe nxitje të gjuhës së urrejtjes janë adresuar në platformën i sigurt.al përgjatë vitit 2022.

“Gjatë vitit të kaluar janë bërë mbi 150 raportime, thuajse 60-80% të këtyre rasteve i përkasin fëmijëve dhe adoleshentëve. Jo vetëm dhuma seksuale, ekstreme dhe bulizmi por edhe gjuha e urrejtjes është shumë prezente në jetën e fëmijëve” u shpreh drejtori Qendrës së të Drejtave të Fëmijëve Altin Hazizaj.

Sociologët analizojnë faktorët që kanë çuar drejt këtij fenomeni shqetësues.

“ Rreziku që shfaqet është siguria fizike, siguria psikologjike. Dashur pa dashur fëmijët mund të bijen në grackën apo në kurthin  e atyre keqbërësve” tha Entela Binjaku.

Teksa këto fenomene ndodhin thuajse çdo ditë, ekspertët bëjnë thirrje për funksionim më të mirë të ligjit e ndëshkim të dhunuesve, ndërsa japin edhe disa rekomandime.

Në pamundësi për t’i mbrojtur teksa janë online, edukimi i fëmijëve dhe aksesi i tyre në internet me kohë të reduktuar është çelësi për të qenë sa më të sigurt.

Gjetjet kryesore të raportit:

Në vitin 2022 ka një rritje të konsiderueshme të gjuhës së urrejtjes dhe bulizmit online ndaj fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve.

Mesatarisht çdo 2 ditë një fëmijë, adoleshent, i rritur raporton internet të pasigurt në Shqipëri, duke iu referuar 150 rasteve të raportuara pranë platformës isigurt.al

Viti 2022 shënon një ndarje pothuaj të barabartë mes djemve dhe vajzave në raportim, krahasuar me vitet e kaluara. 47% e raportimeve janë nga djemtë karahsuar me 43%  nga vajzat.

Grupmosha më e prekur me numër më të lartë incidentesh në internet janë 18-30 vjeç, ndjekur nga 15-17 vjeç.

Tik Tok është platforma kryesore për vitin 2022 për të cilën fëmijët dhe të rinjtë raportojnë pjesën më të madhe të incidenteve online, e ndjekur nga Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco