Pjesa e dytë e 'I am Georgina' publikohet më 24 mars në Netflix

Pjesa e dytë e 'I am Georgina' publikohet më 24 mars në Netflix

10:49, 07/03/2023

Platforma televizive “Netflix” ka njoftuar se pjesa e dytë i “I am Georgina” për jetën e influencueses dhe partneres së Cristiano Ronaldos, do të ketë premierë botërore më 24 mars.

“I am Georgina 2” shënon rikthimin në ekran të modeles, nënës dhe biznesmenes, e cila këtë herë do të tregojë për jetën në Jaca, ku është rritur si fëmijë e deri në pjesëmarrjen në “Grammy Latine”.

Ajo po ashtu në këtë dokumentar do të trajtojë edhe lindjen e binjakëve dhe vdekjen e njërit prej tyre.

Në kopertinën e këtij dokumentari, Georgina shfaqet duke mbajtur në duar gjëra të ndryshme, e madje edhe një top futbolli.

“I am Georgina” është një reality show i prodhuar nga Komodo Studio për Netflix dhe në sezonin e tij të parë, i publikuar në janar 2022, ishte ndër 10 programet më të ndjekura në 62 vende, me 80 milionë orë të ndjekura në 28 ditët e para.

Në edicionin e parë të shfaqjes, Georgina kishte folur më shumë rreth takimit të parë me Ronaldon, njohjes e po ashtu edhe për vitet e vështira që kanë kaluar së bashku.

Ajo ka qenë duke punuar në një dyqan të markës ‘Gucci’ kur u njoftua me yllin e futbollit dhe që nga aty kanë nisur shkëndijat e para të romancës së tyre.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco