Mixha Ramë dhe hajgarexhitë e kohës tonë

Mixha Ramë dhe hajgarexhitë e kohës tonë

14:23, 04/03/2023

Shkruan: Pal Shtufi

Sa i përket artit në përgjithësi, jemi duke jetuar në kohën e kiçit dhe shundit. Veçanërisht humori kosovar është i degraduar dhe keq i goditur nga antivlerat që e tipizojnë.

Gjatë kohë kam menduar se në video-produksionet, Vedati i stupcave luan rolin e dikujt pa emër sepse tematikat e humorit kanë qenë ashtu të orientuara. Por, kur një mike m’i dërgoi 3-4 video të shkurtra për ta parë Vedatin origjinal në Big Brother, tek aty e kuptova se ai gjithë kohen e paska luajtur rolin e vetë.

Jam trishtuar nga niveli i tij u ulët, si arsimor ashtu edhe kulturor. Tmerr. Dhe, tmerri nuk përfundon këtu. Tmerri shtrihet më tej kur shikon numrin e përcjellësve dhe të fansave të tij. Nuk kam fjalë. Marre po m’vjen me ju tregu që kam përcjellë ndonjëherë ndonjë video të tij.

Për të qenë korrekt, duhet thënë që jo vetëm Vedati luan rolin e tij personal. Ka edhe shumë e shumë të tjerë. Pa fund. Dhe, e keni parë që hajgarexhitë tanë i luajnë rolet e të marrëve ose të njerëzve pa kurrë far niveli. A thua pse i luajnë këto role aq mirë? E di që e dini...

GJËMIMI IRONIK I FITIM DOMIT

Ja një krahasim:

Fitim Domi ka qenë artist i madh, me shpirt të madh dhe shumë i dashur për publikun. Fitim Domi luante rolin e Mixhës Ramë. Pra, nuk e luante Mixha Ramë Fitim Domin, siç po ndodhë rendom me hajgarexhitë e kësaj kohe.

Rrallë ka pasur raste ku Mixha Ramë nuk jepte porositë për rezistencë e për patriotizëm përmes meselesë inteligjente që ai e krijonte. Përmes meselesë, ai edhe qortonte dhe na tërhiqte vëmendjen që të kemi kujdes nga provokimet e sistemit policor serb. Ai ishte me ne në çdo kohë e në çdo vend. E citonim dhe silleshim konform porosive të tij.

Humori i Fitim Domit, thellësisht intelektual, ishte gjithmonë në përputhshmëri me gjendjen politike, kulturore dhe arsimore të vendit. Fitim Domi kritikonte përmes humorit të hollë. Kritikonte të gjitha nivelet dhe dobësitë tona, si shoqëri dhe si shtet. Sikur ai që komunikonte me pak fjalë me popullin dhe, po ai popull kaq saktë ta kuptonte, kurrë nuk ka pasur edhe një rast tjetër.

Vetëm gjëmimi ironik që e bënte Fitim Domi, artistikisht ka qenë më i madh se të gjitha hajgaret e hajgarexhive të sotëm. Sa poshtë kemi ra!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco