‘Mezi pres daljen e rrogës’, Aktori Genc Fuga rrëfen të vërtetën e hidhur të jetës së artistëve në Shqipëri

‘Mezi pres daljen e rrogës’, Aktori Genc Fuga rrëfen të vërtetën e hidhur të jetës së artistëve në Shqipëri

15:51, 25/02/2023

Në një intervistë të fundit, aktori i njohur Genc Fuga, u rrëfye “pa doreza”, duke thënë disa të vërteta që jo shumë i pranojnë.

Gjatë intervistës për “Ora News”, aktori rrëfeh për herë të parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij, Eni Jani, aktoren e njohur të “Njerëz dhe Fate.”

“Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit që presim daljen e rrogës së radhës.“- ka shprehur aktori.

I pyetur se se cili ka qenë momenti kur bashkëshortja e ka mbështetur më shumë, ai tha: “Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fshehë pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. Është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco