Weinstein dënohet me 16 vjet burg për përdhunim në vitin 2013

Weinstein dënohet me 16 vjet burg për përdhunim në vitin 2013

08:18, 24/02/2023

Një gjykatës në Los Anxhelos dha të enjten për Harvey Weinstein një masë dënimi prej 16 vitesh burg, pasi një juri e shpalli atë fajtor për përdhunimin në vitin 2013, të një aktoreje dhe modeleje italiane.

Ky vendim i shtohet më shumë se 20 viteve burg që një gjykatë në Nju Jork dha për 70-vjeçarin, në vitin 2020, duke çuar në rënien e mëtejshme të manjatit të dikurshëm të kinematografisë, i cili u bë një magnet për lëvizjen #MeToo.

Harvey Weinstein iu drejtua gjykatës të enjten duke thënë se ishte i pafajshëm.

Fjalët e tij bënë që gruaja, për të cilën ai u dënua, nën akuzat për përdhunim, të shpërthente në të qara në gjykatë. Ajo foli për traumën e sulmit dhe i kërkoi gjykatësit ta dënonte Harvey Weinstein me afatin maksimal të mundshëm./VOA/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco