Spielberg nderohet me çmimin ‘Ariu i Artë’ për arritje jetësore

Spielberg nderohet me çmimin ‘Ariu i Artë’ për arritje jetësore

14:08, 23/02/2023

Regjisorit amerikan, Steven Spielberg, i është dorëzuar çmimi nderit, ‘Ariu i Artë’, për arritje jetësore në Festivalin e 73-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

Gjatë pranimit të çmimit në këtë festival prestigjioz të filmit, filmbërësi ka thënë se mundësia e realizimit të filmave të rinj ende e emocionon edhe në moshën 76 vjeçare, si dhe zbuloi detaje të reja të serialit të tij të planifikuar për HBO.

“Ajo që më ka bërë të lumtur si fëmijë është e njëjta ndjenjë që kam mbajtur gjithë ato dekada më vonë. Kur gjej një libër apo një skenar apo më vjen një ide origjinale që mendoj se do të bënte një film të mirë, ky emocion e kalon çdo gjë”, është shprehur ai.

Regjisori është gati ta përfundojë skenarin e lënë nga shoku i tij i ndjerë, Stanley Kubrick, në vitin 1999. Ai deklaroi se janë duke përgatitur një produksion të madh për HBO bazuar në skenarin origjinal të për serialin “Napoleon.

Spielberg është një regjisor, meritat e të cilit përfshijnë disa nga veprat më të suksesshme dhe më të dashura në historinë e kinemasë, si filmat “E.T. the Extra-Terrestrial” dhe “Jaws”, ndërsa sapo ka përfunduar dy filma: “The Fabelmans” dhe “West Side Story”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco