A ka kanale shqipe në televizionet tona?

A ka kanale shqipe në televizionet tona?

21:17, 31/01/2023 Nga Gani Mehmetaj

Pas shumë muajsh, mbase ka një vit, hapa kanalet televizive Dardani-Shqipëri. E nisa me RTK 1: një emision turk me një flamur gjigant me yll e më hënë në prapavijë ma preu hovin, ndërsa ia lash në gjysmë fjalën folësit ezmer. Vazhdova në RTK 2, në gjuhën serbe. As aty nuk u ndala. 
Kalova në tri kanalet tjera dardano-shqiptare dhe një të televizionit shqiptaro-maqedonas të Shkupit. Që të katër kanalet emetonin seri turke.  E shpejtova ndërrimin e kanaleve, në platformën shqiptare, ku paguaj mbi 23 euro në muaj, por me dolën katër kanale puro turke njëra pas tjetrës. 
Ne pothuajse nuk kemi kanale kombëtare, na kanë pushtuar aziatikët me seri të dobëta.  
A ka kanale shqiptare në platformat që i paguajnë shqiptarët? Me doli RTSH me disa kanale. Njëri paraqiste ngjarjet tragjike të fundit të viteve të nëntëdhjeta. Miku im Samiri kishte regjistruar me kamerë luftën e pashpallur të shqiptarëve kundër shqiptarëve dhe varfërinë e skajshme, po ashtu të shkaktuar nga shqiptarët. Në kanalin tjetër vazhdonte lufta e partizanëve shqiptarë kundër ballistëve shqiptarë. Ka 60 vjet që e kanë nis luftën civile dhe s’ka kush që i ndal.   
Që ta kursej vetën nga agresioni (a) kulturor, iu ktheva sërish “Kullës sime të fildishtë”, NETFLIX-IT dhe filmave artistikë. S’ka me Evropën dhe me Amerikën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco