Elon Musk dhe gazetarja e njohur: Në Davos, masturbues të korruptuar

Elon Musk dhe gazetarja e njohur: Në Davos, masturbues të korruptuar

10:38, 19/01/2023

Gazetarja e njohur amerikane, Jill Abramson, ka sulmuar ashpër të pranishmit në Forumin Ekonomik të Davos-it.

Gazetarja, e cila dikur punonte për gazetën ‘New York Times’, tha se në kohën e saj, gazeta nuk shqetësohej fare për këtë samit. Aq më tepër, gazeta ua kishte ndaluar gazetarëve që të shkonin dhe të raportonin për këtë samit.

“Por pasi u largova, vura re se samiti po merrte gjithmonë e më shumë mbulim në gazetë, duke cituar të pranishmit dhe folësit në ato panele të pafundme. Sigurisht, mbulimi ishte një ëmbëlsues për të lajkatuar të pranishmit që të marrin pjesë në konferencat super të shtrenjta që organizon ‘New York Times’, por edhe për të marrë lajme hipokrite për gazetën”.

Sipas Fox News, ajo tha se ky samit ishte dhe mbetet një 'rreth masturbuesish të korruptuar'.

Por edhe miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër këtë samit. Ai tha se Forumi Ekonomik Botëror vepron si një qeveri globale e pavotuar.

“Forumi Ekonomik Botëror po bëhet gjithmonë e më shumë një qeveri globale e pavotuar, të cilën njerëzit nuk e kanë kërkuar dhe nuk e duan”, shkroi miliarderi.

Eventi vjetor zhvillohet në resortin luksoz zviceran të skive Davos.

Edhe pse mbahen disa panele të hapura, ai njihet edhe për kulimat sekrete dhe për marrëveshje të dyshimta. Ndërkohë nuk dihet se cilat janë arritjet konkrete të samitit në planin e angazhimeve globale.

I pranishëm në këtë forum ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco