Filharmonia e Kosovës gati për koncerte të reja në vitin 2023

Filharmonia e Kosovës gati për koncerte të reja në vitin 2023

19:20, 12/01/2023

Pas një viti të sukseshëm dhe paraqitjeve të mrekullueshme para publikut, Filharmonia e Kosovës po fillon programin për vitin 2023, shkruan Syri.net Kosova.

Një program që do të ofroj përzierje të thesareve klasike, muzikës bashkëkohore, premierave të rëndësishme, performanca të artistëve vendorë dhe atyre me famë botërore.  🎻 🎺

"Viti do të nis me koncertin “Nga bota e re”, që do të mbahet më 29 janar, në ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit. Nën dirigjimin e Maayan Franco, në skenë do të paraqiten Antonín Dvořák, Joaquín Rodrigo, Kreshnik Aliçkaj dhe Petrit Çeku në kitarë.

👉Ritmi i programit “Filharmonia në lëvizje”, që ka filluar vitin e kaluar, vazhdon në Kamenicë me koncertin “Frymë”. Më 19 janar, në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” koncertin do ta dirigjojnë Baki Jashari, Lirjona Sylejmani dhe Hajrullah Syla. Tutje, më 20 janar, Kori i Filharmonisë do të prezantohet në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti.", theksohet në njoftimin e MKRS-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco