78 – vjetori i shkrimtarit Fatos Kongoli, rrugëtimi i ndritur i autorit në letrat shqipe

18:08, 12/01/2023

Për shpirtrat e shenjtëruar me art, datëlindjet janë portë e çelur e një viti të rrjedhshëm krijimtarie.

Në fytyrën e gjurmlënësit të letrave shqipe, Fatos Kongolit feks një buzëqeshje, si për të treguar se 78 vite janë thjesht numërator e se misioni i tij i përjetshëm do të jetë ndriçimi i mendjeve dhe shpirtrave të lexuesve të përkorë, me letërsi të mirë. Në një intervistë për Syri Tv, shkrimtari flet për marrëdhënien e veçantë me lexuesin, veprat ndër vite, ndërsa thotë se procesi i të shkruarit vijon me po aq zell sa dikur.

Të shkruarit për mua është një vuajtje sepse  unë jam i mendimit që nuk ka punë më të vështirë sesa të shkruash. Lexuesi është arsyeja për të cilin shkruajmë. Lexuesin e respektoj shumë, e dua shumë, u shpreh  Kongoli.

Dashamirës ndaj prurjeve e autorëve të letrave shqipe, Kongoli veçon Mitrush Kutelin e Ismail Kadarenë, si më të parapëlqyerit, ndërsa tregon për miqësinë e afërt me këtë të fundit.

Të shkruarit është bota e përkryer e arratisjes për shkrimtarin, librat e të cilit lexohen në mbarë botën, ndërsa vetë ai zbulon se ka në duar një tjetër dorëshkrim, që do të njohi së shpejti dritën e botimit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco