Mbyllja e magazinave të 'Amazon', rrezikohen 1200 vende pune

Mbyllja e magazinave të 'Amazon', rrezikohen 1200 vende pune

16:38, 10/01/2023

Gjigandi i shitjes me pakicë në internet Amazon ka thënë se planifikon të mbyllë tre magazina në Mbretërinë e Bashkuar, duke vënë në rrezik 1200 vende pune.

Megjithatë, kompania tha gjithashtu se planifikon të hapë dy qendra të reja duke krijuar 2,500 vende pune gjatë tre viteve të ardhshme.

Tre magazinat që po mbyllen janë në Hemel Hempstead, Doncaster dhe Gourock, në perëndim të Skocisë.

Firma tha se stafit në vendet që po mbyllen do t’i ofrohet mundësia për të lëvizur në vende të tjera të Amazon.

Javën e kaluar, Amazon tha se planifikonte të shkurtonte më shumë se 18,000 vende pune në nivel global, numri më i madh në historinë e firmës, në një përpjekje për të ulur kostot.

Një zëdhënës i Amazon i tha BBC-së se vendimi për të mbyllur magazinat në Mbretërinë e Bashkuar u mor pas një rishikimi të operacioneve në vend dhe ishte “plotësisht i palidhur” me shkurtimet më të gjera, të cilat prekin kryesisht stafin e zyrës.

Aktualisht punëson rreth 70,000 njerëz në MB, duke përfshirë 400 punëtorë në qendrën Doncaster, 500 në Hemel Hempstead dhe 300 në Gourock.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco