Galeria Kombëtare e Kosovës shpalos programin për vitin 2023, ka 64% më shumë buxhet

Galeria Kombëtare e Kosovës shpalos programin për vitin 2023, ka 64% më shumë buxhet

11:26, 05/01/2023
Me Këshill të ri Drejtues, të përbërë nga Renea Behluli, Agron Blakqori, Guri Çavdërbasha, Linda Gusia, Arlinda Hajrullahu, Artrit Salihu dhe Somer Spat dhe anëtarë tjerë të ri në ekip, GKK parasheh në program ekspozita, performanca e projekte të ndryshme që gërshetojnë programet publike, edukative e hulumtuese, për të mbajtur të zënë artdashësit gjatë gjithë vitit. Programi nis me ekspozitën e edicionit të XIV të bienales ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi.”
 
Në ekspozita do të shfaqen veprat e shumë artistëve si Violeta Xhaferi, Lumturi Blloshmi, Leart Rama, Dardan Zhegrova, Zgjim Zyba, Abi Shehu, Blerta Hoçia, Genc Kadriu, Fatmir Mustafa-Karllo, Bekim Zeqiri, veprat e Asociacionit të Artistëve Vizuel si dhe ekspozita e kuruar nga Shkelqim Qestaj. Këtë vit do të fillojë edhe hulumtimi i veprës së arkitektit dhe artistit Agush Beqiri për një ekspozitë personale.
 
Identiteti kombëtar dhe praktikat feministe janë tema që do të trajtohen nga kuratoret Erëmirë Krasniqi dhe Merve teksa Fondacioni Shtatëmbëdhjetë do të organizojë hapësira sociale reflektuese, që do të zhvillohen krahas nevojave të skenës së pavarur dhe audiencës së gjerë. Projekte të ngjashme kulturore do të implementohen edhe nga kolektivi Lirindja dhe artistët Sezgin Boynik dhe Tevfik Rada, të cilët do të prezantojnë një rrëfim alternativ të historisë së Kosovës në 40-të vitet e fundit.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco