SYRI TV/ Dëmtohen 2 skulptura në parkun ‘Rinia’ në Korçë, ende nuk ka autor për aktin barbar

15:14, 27/12/2022

Skulpturat në parkun e qytetit të Korçës janë dëmtuar mëngjesin e kësaj të marte.

Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar dy prej tyre në bllokun muzeal që ndodhet në hyrje të parkut “Rinia”.

Kanë qenë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike ata që kanë konstatuar dëmtimin e skulpturave.

Banorët kanë denuar këtë akt dhunimi.

Policia e Korçës ka nisur hetimin për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Nuk është hera e parë që skulpturat e parkut bien pre e dëmtimeve nga persona të papërgjegjshëm.

Dëmtime të shumta janë kryer para pak kohësh edhe në monumentet e kultit të qytetit të Korçës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco