Një fjalorth praktik për zëvendësimin e fjalëve të huaja me fjalë të gjuhës shqipe

Një fjalorth praktik për zëvendësimin e fjalëve të huaja me fjalë të gjuhës shqipe

21:56, 25/12/2022

Mustafë Xhemaili në vitin jubilar të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit ka prezantuar një fjalorth praktik për zëvendësimin e fjalëve të huaja me fjalë të gjuhës shqipe, shkruan Syri.net Kosova.

Postimi i plotë:

NË VITIN JUBILAR 50-VJETORIN E KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT (1972-2022)
***
FJALORTH PRAKTIK 
PËR ZËVENDËSIM TË FJALËVE TË HUAJA 
ME FJALË TË GJUHËS SHQIPE 

Gjuha jonë amtare sot pëson rëndë nga kënde e anë të ndryshme përdorimi jo të drejtë dhe jo korrekt në jetën tonë shoqërore.

Qindra e mijëra fjalë të huaja sot vegjetojnë fuqishëm në trupin e gjuhës shqipe duke e goditur e dhunuar për çdo ditë: 
- me të folmen dhe shkrimet e përditshme në radiotelevizionet publike e portalet zyrtare; 
- në kuvendet e kryeministritë si dhe ministritë e shumta të qeverive të Kosovës e të Shqipërisë; 
- në radiotelevizionet private, në gazeta elektronike, në portale të llojllojshme, në rrjete sociale;
- në botime nga institute të ndryshme publike që investohen nga buxhetet shtetërore si dhe institute e shtëpi botuese private.

Për një kohë të shkurtër, gjeta dhe mblodha - 110 fjalë të tilla të cilat gëlojnë si mizëri kafshuese dhe helmuese, fjalë të cilat shumë leht, me pak vemendje e respekt për gjuhën amtare, mund të zëvendësohen me fjalë shqipe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco