Pas ndërhyrjes në bustin e veprimtarit të shquar Mit’hat Frashëri e vandalizmit në pllakën e mermerit, me marrjen e gërmave të emrit dhe numrat që tregonin vitet e lindjes dhe të vdekjes nga njërëz të paidentifikuar akoma nga policia, Agim Rada, skulptori i veprës ka dënuar ashpër këtë akt. Ai i ka quajtur ata që kanë vënë dorë mbi memorial, hiena e mbeturina të kohës së kaluar.
“Këto janë disa mbeturina të së kaluarës, atavizëm i komunizmit. Janë disa hijena që bredhin vetëm natën. Këto janë ato pjella të këqija që e katandisin këtë vend këtu ku jemi. U trondita shumë kur më erdhi lajmi që i doli punë dhe me Mit’hat” shprehet Rada.
I indinjuar thellë për heshtjen e institucioneve shtetërore, Rada kërkon të ndiqen procedurat ligjore për të zbardhur të vërtetën
“Kjo nuk i ka interesuar asnjë njeriu fare. Nuk ka pasur aasnjë llojë ndjekjeje. Ke këtu ka kamera e gjithë rruga. Indiferenca këtu është ulur këmbëkryq mës nësh dhe shoh një lloj apatie një llojë ccudie. Unë e kam riparuar me shpenzimet e mia. Nëse ata do e prishin ju premtoj se do e bëj shumë më të madhe” thotë Rada.
Skulptori bën thirrje për zgjim të shoqërisë shqiptare e reflektim të thellë.
Agim Rada ka ftuar grupin e Syri Tv për ta shoqëruar në Komisariatin nr 1, ku ka denoncuar aktin e turpshëm mbi bustin e veprimtarit Mithat Frashërit.
© SYRI.net