Meksika vendi më vdekjeprurës për gazetarët në 2022

Meksika vendi më vdekjeprurës për gazetarët në 2022

08:52, 15/12/2022

Meksika është vendi ku u vranë më shumë gazetarë në vitin 2022, sipas një raporti të publikuar sot nga Reporterët pa Kufi (RSF).

Raporti i RSF-së dokumentoi prova alarmante të rrëmbimeve, sulmeve dhe arrestimeve të punonjësve të medias, dhe në periudhën nga fillimi i janarit deri më 1 dhjetor 2022, u regjistruan 11 vrasje të punonjësve të mediave nga vendet e Amerikës Latine, d.m.th. afërsisht 20 për qind e numrit të përgjithshëm të gazetarëve të vrarë në botë, raporton Reuters.

Në mbarë botën, 57 vrasje gazetarësh u raportuan në RSF, ose 18.8 për qind më shumë se në vitin 2021, por kjo rritje besohet të jetë për shkak të konfliktit të armatosur në Ukrainë.

Megjithatë, pothuajse gjysma e vrasjeve të gazetarëve ndodhën në vendet e Amerikës Veriore dhe Jugore.

Vendet e tronditura nga dhuna, si p.sh Haiti, Nikaragua dhe Brazili konsiderohen si më të rrezikshmit për kryerjen e hetimeve për problemet që lidhen me krimin e organizuar, bandat dhe korrupsionin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco