VIDEO SYRI-TV/ Festivali i 61- të i Këngës ndryshon rregullat, fituesi nuk shkon domosdoshmërisht në Eurovision

15:25, 13/12/2022

Festivali i këngës ka ndryshuar rregullat, në këtë edicion të 61-të.

Fituesi i përzgjedhur nga juria nuk do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision Song Contest” në vitin 2023. Artisti do të përzgjidhet me votat e publikut. I pyetur nga Syri Tv, për risqet që mund të sjellë ky ndryshim, organizatorët u shprehën se kanë besim në përzgjedhjen e publikut, ndërsa sa i përket kostove të festivalit edhe këtë vit nuk kemi transparencë.

Syri Tv

Festivali i këngës apo siç mund të quhet ndryshe festivali i polemikave të mëdha ka ndryshuar rregullat në këtë edicion të 61-të.

Këtë vit fituesi i festivalit, i përzgjedhur nga juria nuk do të shkojë në Eurovizion, do të jetë publiku ai që do të vendosë për këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision Song Contest” në vitin 2023.

Festivali i Këngës do të zhvillohet për 4 netë. Juria ka përzgjedhur 26 këngë, 16 prej të cilave do të interpretohen nga artistë të sprovuar, ndërsa 10 të tjerat do të këndohen nga artistë të rinj.

Çmimet për tre vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative, si dhe çmimi për hkarrierën  do të jepen pas një vlerësimi nga juria. Festivali do të nis punimet më dt 19 dhjetor.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco