Peticion për një gjuhë shqipe të përbashkët, 'Gegnishtja pas dere, a thua jemi të njerkës'

17:14, 03/12/2022

Shkrimtarë, studiues e njohës të letrave shqipe si dhe dashamirës të gegërishtes kanë nënshkruar një peticion drejtuar autoriteteve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Kërkesa e tyre themelore është ngritja e një komisioni për hartimin e rregullave të reja për gjuhën shqipe sot. 

Dashmirës të gegnishtes, shkrimtarë, studiues e njohës të mirë të letrave shqipe pa i përkitur kësaj fushe kanë nënshkruar një peticion juridik, hartuar nga Blerta Kraja me kërkesë themelore për krijimin e një komisioni ndërshtetëror, me ekspertë  gjuhëtar, letrarë, mësues, gazetarë e intelektualë “Për një gjuhë shqipe të përbashkët”, për hartimin e rregullave të reja. Kërkesa që i drejtohet autoriteteve të Shqipërisë , Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, sipas shkrimtarëve Primo Shllaku e Migjen Kelmendi  ngrihet mbi bazën e një shqipe të njëjësuar, ndaj ata evidentuan problemet më të qenësishme sot.

“Jemi ne pas dere dhe s’kemi vend kurrkund. A thua se jemi të njerkës! Nese ne vazhdojmë me kete standart, si do te jete fati i kësaj letërsie? Do fiket, do rrudhet, do vdesë. Kur i thua studentit, edhe per Mjedwn qe asht bylbyl, i thua shtëpia tytë. Ai me ‘tytë’ ka parasysh ate te pushkës. Dhe kjo ndodh pikërisht sepse gegnishtja ka dalë prej loje dhe toskërishtja nuk e shpjegon” shprehet shkrimtari Primo Shllaku.

“Ka qenë gabim me pritë që këta njerëz që i kanë marrë ato vendime, vetvetiu kanë me reflektue dhe kërkud që të pasurohet. Kjo i bije si me pritë Nexhmije Hoxhën me Ramiz Alinë të bëjnë tranzicionin prej diktature në demokraci, ata vetë. Ju e patë që ashtu nuk ndodhi. Ideja është që të njëjta gjasa me bunkerin e fundit që na ka mbetë trashgimni prej asaj kohe. Gjuha shqipe asht gjallë, gegnishtja e dokumenton që asht gjallë” shprehet Migjen Kelmendi.

Në një kohë kur kufijtë janë thjesht virtualë është e udhës sipas gegëdashësve ngritja e rregullave në një tjetër nivel , që gegnishtja  të jetë sa më afër përdoruesve të saj e të përballojë rrjedhën e viteve. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco