‘Shqiptarët nuk i ndihmojnë shqiptarët’/ Sopranoja kritikon artistët: Janë xheloz për suksesin e tjetrit

21:00, 26/11/2022

Këngëtarja dhe sopranoja Evis Mula  shprehet se shqipratët e arrirë nuk i ndihmojnë të tjerët për të ecur drejt rrugës së suksesit. E ftuar në emisionin “Të Harruarit” me Hilda Gorricën në Syri Tv, Evis Mula kritikon drejtëpërdrejt emrat më me zë në shqipëri duke thënë se janë xheloz për arritjet e tjetrit.

“Kam besuar shumë tek shqiptarët të cilët kanë ecur dhe kanë sot një emër shumë të njohur, por po të them një gjë, asnjë shqiptar nuk e ndihmon shqiptarin. Pse?! Janë xheloz për suksesin e tjetrit. Ndoshta unë nuk u vë faj. Çdo gjë e kanë arritur me sakrifica dhe mundime të jashtëzakonshme” shprehet Mula.

Ajo është rikthyer pas një kohe të gjatë pauze në muzikë. Evis Mula ka treguar të gjitha sakrificat dhe mundimet që i është dashur të bëjë për të ndjekur ëndrrën e saj. Ajo shprehet ka kaluar disa faza filtrash për të arritur të marrë protagonizmin e ‘Top Fest’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco