‘Kepi i shpresës së mirë’ , premierë më 1 dhjetor

‘Kepi i shpresës së mirë’ , premierë më 1 dhjetor

19:57, 26/11/2022

Regjisorja dhe profesoresha e njohur, Elmaze Nura ka njoftuar përmes rrjetit të saj Facebook se shfaqja “Kepi i Shpresës së mirë” do të jetë premierë më 1 dhjetor.

Nura poashtu tregon se kjo shfaqje paraqet një satirë me fund të hapur që vë në lojë pushtetin i cili kap në diagramin e tij një spektër të gjerë – trysnia nga prindërit, mësuesit deri te diktatura.

Më tej ajo bën të ditur shfaqja ka shumë simbolika që asociojnë në shtypje, korrupsion, censurë, propagandë dhe mbi të gjitha, frikë.

Postimi:

P R E M I E R Ë

“KEPI I SHPRESËS SE MIRË”

1 Dhjetor, ora 20:00 në Teatrin Kamertal AAB.

Regjia: Eli Nura

Aktore: Lena Kryeziu Bokshi

Muzika: Memli Kelmendi

Skenograf: Bekim Korça

Kostumografe: Njomëza Luci

Ass. regjie: Erleta Rexhepi, Blerta Cakaj

Ndriques:Amir Petrovci

Producentë: Mjellma Vula & Lena Kryeziu Bokshi

Bashkëproducent: Ilir Bytyçi - Art Image

“Kepi i shpresës së mirë”, i bazuar në Mënyrat e Zonjushës Margarida nga Robert Athayde) është një satirë me një fund të hapur, që vë në lojë pushtetin, i cili kap në diagramin e tij një spektër të gjerë – trysnia nga prindërit, mësuesit deri te diktatura.

Ngjarja është e vendosur në një klasë dhe i gjithë procesi i jetës, shpjegohet kryesisht përmes lëndës së biologjisë, dhe aty ku ka nevojë për shpjegime, shtesë, Mësuesja Magaridë ndërthur edhe Gjeografinë, Historinë, Matematikën dhe Letersinë.

Në shfaqje ka shumë simbolika që asociojnë në shtypje, korrupsion, censurë, propagandë dhe mbi të gjitha, frikë. Duke imponuar kontrollin diktatorial mbi subjektin e saj, Znj. Margarida, thekson virtytin e bindjes si mjet i pershtatjes për mbijetesë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco