VIDEO – SYRI TV/ ‘Epitafi i Perkliut’ nga Vangjel Dule, autori: Libri, manifest i demokracisë

13:49, 17/11/2022

Apologjia e demokracisë “Epitafi i Perikliut” i historianit grek Thukididit është sjell në shqip nga Vangjel Dule. Sipas përkthyesit libri është himn për demokracinë.

Syri tv

“Epitafi i Perikliut”, ndryshe e thënë apologjia e demokracisë, shkruar 2500 vite më parë, pjesë e veprës së historianit grek Thukididit vjen për lexuesin shqiptar i përkthyer nga Vangjel Dule. Në qendër të librit është fjalimi i fundit publik i Perikliut, për nder të kujtimit të të rënëve përgjatë luftës së Peloponezit, ndërsa Dule vesh petkun e përkthyesit, për të sjell një botim që rrok letërsinë, politikën dhe filozofinë.

“Është quajtur manifest i demokracisë, hym i demokracisë dhe manual demokracie. Në të njëjteën kohë eshte dhe nje sfide duke vene perpara keto vlera parime institucione shikon veten ne pasqyre si je ne lidhje me to si i respekton sa ju përmbahesb ne aktivitetin tënd.”

Botimi i veprës në shqip i shërben forcimit të marrëdhënieve me Greqinë.  

"Unë besoj se dy popujt tanë duhet t’i përmiresojnë dhe të shkojmë në nivele marrëdhëniesh më të qeta. Janë dy popujt më të vjetër të Ballkanit dhë janë gati një fis. Ata që nuk e njohin historinë mund të flasin për të kundërtën por ju siguroj që do bien pre e padijes. Dhe këtë që them e marr si shkas nga ky libër.”

Libri ngre mijëra teza, ndërsa lexuesi do të ketë mundësi të zbuloji një tjetër perspektivë në këtë manual për demokracinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco