Shi vjeshte - poezi nga Astrit Veliqi

Shi vjeshte - poezi nga Astrit Veliqi

00:16, 17/11/2022

Shi vjeshte

Ca pika shiu
lagin qërpikun tënd
symbyllur gjethet bien
në gërshetin vezullues të natës
që shprishet si valët e liqenit vjeshtak
në këtë stinë vjeshtore
gjithçka lahet lakuriq
edhe shiu bëhet i virgjër
si buzë e bardhë
që puthet nga syri i zi
ku në aromën e barit të kuq
e flak era pardesynë gri
e nën dritat e neonit
fjalë e pathënë mbetet në fyt
atdheu e dashuria 
asnjëherë nuk kanë çmim
e dora flet me buzën
që preket pambarim
e zjarrtë
e akulltë
e heshtur
me kravatën e grisur
përhumbet si hije

(Nga cikli i poezive, që pritet të botohen së shpejti)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco