KAFE SHQETO/ Shkodra mirëpret 'Luleborë', festivalin e 7-të të këngës qytetare

KAFE SHQETO/ Shkodra mirëpret 'Luleborë', festivalin e 7-të të këngës qytetare

13:10, 16/11/2022

Në pjesën e fundit të ‘Kafe Shqeto’ ditën e sotme u diskutua për festivalin “Luleborë” i cili zhvillohet në kryeqendrën e veriut, Shkodër.

 

E ftuar në një lidhje “Skype” për të diskutuar me tej lidhur më këtë eveniment ishte e ftuar Bruna Kiçilleshi, nga Drejtoria e Kulturës, përfaqësuese e Bashkisë së Shkodrës.

“Ky është një festival i cili ka rilindur pas 27 vitesh, festival ky i mbajtur për herë të parë në 2016 kryesisht me një krijimtari të re, me motive shkodrane. Megjithatë, nuk kemi kufizuar edhe qytete e tjera. Edhe këtë vit do të marrin pjesë 17 kompozitorë me 17 krijime të reja të cilat do të shfaqen për herë të parë te Teatri ‘Migjeni’ në orën 19:00, data 18 /19 dhe sigurisht që do te kemi surpriza të bukura. Do të kemi dhe artistë të rëndësishëm përmendur  këtu edhe Xho Ardit Fejzo. Konkurrent është gjithashtu edhe Orges Toce dhe në natën finale do të kemi të ftuar special. Mendoj se do të jetë një nga festivalet më të mira të organizuara ndonjëherë”-tregoi ajo.

Pyetje: A do të jetë e kufizuar pjesëmarrja vetëm për ata që ndodhen brenda teatrit ‘Migjeni’ apo këto artistë do ti shohim nëpër pedonale?

Bruna Kiçilleshi: “Sigurisht që tradita e Shkodrës vazhdon dhe do të vazhdojë për të mos e kufizuar këtë aktivitet ne vetëm këto dy net, duke pasur edhe post-aktivitete më tej. Ky festival ka pasur shuam kërkesa dhe është e pamundur që të gjenden bileta në ditët e fundit’.

Më tepër, ndiqni linkun më poshtë:

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco