Google gjobitet me 391 milionë dollarë për mashtrim të përdoruesve

Google gjobitet me 391 milionë dollarë për mashtrim të përdoruesve

11:57, 16/11/2022

Kompania Google pranoi të paguante 391.5 milionë dollarë, për të mos nisur procedurat ligjore që kishin nisur kundër saj nga 40 shtete federale amerikane.

Prokurorët e shtetit kanë akuzuar Google se ka mashtruar përdoruesit e saj në lidhje me mbledhjen e të dhënave për vendndodhjet e tyre, edhe kur ata çaktivizojnë gjurmimin e vendndodhjes kur konfigurojnë llogaritë e tyre, raporton BBC.

Kompania u urdhërua të jetë transparente në lidhje me gjurmimin e vendndodhjes në të ardhmen dhe të zhvillojë një faqe interneti ku përdoruesit mund të shohin saktësisht se çfarë të dhënash po mblidhen.

Muajin e kaluar, Google i pagoi 85 milionë dollarë shtetit të Arizonës për padi të ngjashme mbi mbledhjen e të dhënave të vendndodhjes së përdoruesve dhe ende nuk ka shkuar në gjyq për padi nga Teksasi, Indiana, Uashingtoni dhe Distrikti i Kolumbisë.

Vendndodhjet e përdoruesve ndihmojnë reklamuesit kur synojnë produktet, kështu që Google gjeneron të ardhura vjetore prej 200 miliardë dollarësh nga reklamat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco